LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli arrin marrëveshje me Salahn

Liverpooli arrin marrëveshje me Salahn

Anëtari i Romës, Mohamed Salah, thuhet se ka arritur një marrëveshje me Liverpoolin për një kontratë me ta.

Ylli egjiptian fluturoi në Londër më parë këtë javë, dhe Gazzetta dello Sport njofton se ai ka rënë dakord për 4.5 milionë euro në sezonin me Redsat.

Salah drejt Liverpoolit
Lexo po ashtu Salah drejt Liverpoolit

Përderisa gazeta italiane tregon se 24-vjeçari ka rënë dakord me skuadrën nga Merseyside, të dy klubet ende duhet të gjejnë marrëveshje për tarifën e transferimit.


Roma thuhet se duan 40 milionë euro për lojtarin, por Liverpool po luan me faktin se klubi kryeqytetas duhet të përfundojë transferimin deri më 30 qershor për shkaqe buxhetore.

Përshtypja është se marrëveshja së shpejti do të përfundojë, me tarifën që mund të jetë në rajonin e 35 milionë euro plus bonuse. /Telegrafi/