LAJMI I FUNDIT:

Si asnjëherë më parë, siguri e jashtëzakonshme për finalen e Ligës së Kampionëve

Si asnjëherë më parë, siguri e jashtëzakonshme për finalen e Ligës së Kampionëve

Një stërvitje e madhe sigurie ishte antipasta e asaj që mediat britanike po e cilësojnë planin më të madh operacional në botë për një eveniment sportiv në vitin 2017.

Një stërvitje e madhe sigurie ishte antipasta e asaj që mediat britanike po e cilësojnë planin më të madh operacional në botë për një eveniment sportiv në vitin 2017.

Finalja e Ligës së kampioneve do të përballë këtë të shtunë realin e Madridit dhe Juventus, por nëse në fushë parashikimi për fituesin është i vështirë, autoritetet po kërkojnë të jenë të sigurt për një parashikim edhe më optimist si mbarëvajtja e ndeshjes.

Cardifi dhe rrethinat kanë nisur të blindohen me forca policie dhe ushtrie, kur kryeqyteti Uellsian pret 200 mijë vizitorë në dy ditë për finalen.

Një seri masash antiterrorizëm po aplikohen, duke përfshirë skanerin e fytyrës për vendet publike me rezultate në kohë reale, kufizimin e qarkullimit me heqjen e mjeteve të rënda, mbylljen e gjirit të Kardifit dhe seksione të lumit Taff.

Çdo tifoz do të krahasohet me një database ku bëjnë pjesë huliganë dhe potencial për akte terrori.

Askush nuk do të mund të futet me kamion në sheshe publike. Histori tragjike Berlini apo Nisa apo edhe sulme si në Manchester Arena i kanë mësuar britanikëve të jenë më vigjilentë.

“Që kur Kardif u zgjodh si vendi finalist i Champions, ka pasur sulme në Paris, Berlin dhe kudo. Sytë e botës do të jenë tek ne për operacionin e sigurisë më të madh të vitit për një event sportiv”, tha shefi i policisë së Cardifit, Richard Levvis.

19 trena të shpejtësisë së lartë do të shtohen vetëm për transfertat me Londrën ndërsa mijëra vizitorë do të qëndrojnë gjithashtu në qytete si Bristol dhe Birmingham.

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori