LAJMI I FUNDIT:

Milani gati për një goditje dyshe, Rodriguez e Biglia afër kuqezinjëve

Milani gati për një goditje dyshe, Rodriguez e Biglia afër kuqezinjëve
during the Serie A match between SS Lazio and US Citta di Palermo at Stadio Olimpico on November 22, 2015 in Rome, Italy.

Pas zyrtarizimit të Mateo Musacchios, Milani është duke punuar fuqishëm edhe për blerjet e reja.

Situata e Franck Kassiet mbete ende e paqartë, pasi ai do tu nënshtrohet edhe disa testeve të reja mjekësore.


Por blerje me e re në horizont duket ajo  e Ricardo Rodriguez  i cili dëshiron të bashkohet me Milanin.

Agjenti i lojtarit ka thënë se bisedimet janë ndalur shkaku që Wolfsburg kishte ndeshjen e Play-offit.

Sipas tij kjo marrëveshje do të kryhet shumë shpejtë.

Ndërkohë, menjëherë pas zyrtarizimit të blerjes së Musachio dhe afrimit shumë të afërt të Keisse, Milan dëshiron ta mbyllë edhe blerjen e Biglia nga Lazio.

Kapiteni i Lazio, kur të kthehet nga kombëtarja e Argjentinës do të shkojë në Milanello për të firmosur kontratën me 3.5 milionë euro më sezon, një milion më shumë sesa merr aktualisht.

Në arkat e Lazio do të shkojnë 15 milionë euro. /Telegrafi/