LAJMI I FUNDIT:

Interi heq dorë nga Schick, Sabatini: Ai është i Juves

Interi heq dorë nga Schick, Sabatini: Ai është i Juves

Drejtori teknik i Interit, Walter Sabatini, ka hequr dorë nga Patrik Schick, pasi beson se ai tashmë është i Juventusit.

Sulmuesi i Sampdorias shënoi 11 gola në sezonin e tij të parë në Serie A, ndërsa klauzola prej 25 milionë eurosh në kontratën e tij, tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha italiane, por edhe atyre jashtë shtetit.


Juve e Schick arrijnë marrëveshje, mbetet vetëm “OK” i Sampdorias?
Lexo po ashtu Juve e Schick arrijnë marrëveshje, mbetet vetëm “OK” i Sampdorias?

Në ditët e fundit është raportuar se Bianconerët janë favoritë për nënshkrimin e tij, falë ndërhyrjes së bashkëkombësit të lojtarit, Pavel Nedved.

“Schick te Interi?. Mendoj se ai ka shkuar te Juventusi”, ka thënë Sabatini në një intervistë për La Signora in Giallorosso.

Nuk dihet nëse lojtari do të huazohet sërish te Sampdoria pasi të blihet nga Juve, apo do të përpiqet të konkurrojë për një vend në formacionin e bardhezinjve. /Telegrafi/