LAJMI I FUNDIT:

Peshkatari përballet me vdekjen, një peshkaqen 200 kilogramësh hidhet në barkën e tij (Foto/Video)

Peshkatari përballet me vdekjen, një peshkaqen 200 kilogramësh hidhet në barkën e tij (Foto/Video)

Një peshkatar 73-vjeçar ka pasur një përballje të tmerrshme me vdekjen pasi një peshkaqen i bardhë i madh që peshonte 200 kilogramë u hodh nga uji në barkën e tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Terry Selwood, nga Evans Head në bregun verior të NSW, po peshkonte gjatë fundjavës kur u përball me mishngrënësin e madh.


Siç thuhet më tej, ai ishte rrëzuar nga bisha 2,7 metra e gjatë, por ishte në gjendje të shpëtojë nga pozicioni potencialisht vdekjeprurës pasi u gjet ballë për ballë me peshkaqenin.

Edhe pse kishte mundur të thërriste vullnetarët lokal të shpëtimit detar me radion e tij, Selwood u mbulua me gjak derisa ndihma kishte arritur. /Telegrafi/