Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë, Milva Ekonomi, mori pjesë në aktivitetin turistik ‘Ditën e Turizmit Malor’, organizuar nga Bashkia e Malësisë së Madhe, në pikën turistike të Razmës, ngjarje kjo turistike për të promovuar vlerat e veçanta të turizmit natyror në këtë zonë të bukur në veri të Shqipërisë.
Ministrja Ekonomi foli për reformat ekonomike në përgjithësi që ka kryer qeverisja PS-LSI në 44 muaj të mandatit të parë, përfshi dhe sektorin e turizmit.
“Në 44 muaj qeverisje, arritëm të kemi një ekonomi më të mirë, qeverisje me të mirë, më moderne dhe më transparente, më afër qytetarëve. Janë ndërmarrë shumë reforma për ta bërë ekonominë shqiptare të rritet. Përpjekjet kanë qenë të mëdha, reformat të dhimbshme, por ne jemi të bindur se pa reforma nuk mund të shkojmë përpara për një zhvillim të denjë ekonomik të Shqipërisë. Në qendër të zhvillimit ekonomik duhet të jetë qytetari shqiptar, i cili që duhet të trajtohet me të njëjtin dinjitet si qytetarët e tjerë në Evropë”, tha Ekonomi, raporton Koha.net.
Më tej, ajo u ndal te shifrat e turizmit që për vitin e kaluar kanë qenë shumë pozitive, duke shpresuar të ruhet i njëjti trend dhe këtë vit. Ajo tha se vjet numri i turistëve u rrit me rreth 15% më shumë, ose thënë ndryshe 4.2 mln turistë vizituan Shqipërinë nga veriu në jug në 2016.
“Por që burimet natyrore siç është dhe Razma, të kthehen në destinacione turistike, duhet patjetër që të kesh rend publik dhe siguri, të cilin ne e kemi arritur si dhe të kesh rrugë më të mira, dhe prandaj fondet shkojnë pikërisht në rindërtimin e këtyre rrugëve, ndërkohë që këto rrugë duhet të krijojnë lidhje me burimet turistike”, tha ministrja Ekonomi.
Ajo shtoi se nuk duhet harruar dhe mbështetja që kjo qeveri i ka dhënë sipërmarrjes turistike, përmes një premtimi të mbajtur, siç është ulja e TVSH për strukturat akomoduese nga 20% në 6 %.
“Tashmë jemi njësoj me vendet e tjerat të rajonit, ndaj turisti nuk ka pse largohet nga Shqipëria për çmim më të lartë”, tha Ekonomi, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i kësaj takse është ulja e informalitetit në sektorin e turizmit
“Ka ende shumë për të bërë. Ne duhet të vazhdojmë reformat, të kapërcejme vështirësitë që kemi përpara, për t’u dhënë të rinjve shqiptarë besim se Shqipëria është vend ku jetohet me punë të denjë dhe të mirëpaguar. Premtojmë se sektorin e turizmit do ta kthejmë në sektor të formalizuar duke përdorur çdo burim që kemi dhe duke bërë këtë promovime, si ky që ju po bëni sot”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?