LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa e të ngrohta, me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash në relievet malore në lindje.


Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave në zonën e jugut dhe qendër. Këto reshje në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fryjë me shpejtësi 5-8 m/sek, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 9 në 30 gradë Celsius. /Telegrafi/