LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj fajëson Evropën për ndarjen e Mitrovicës

Haradinaj fajëson Evropën për ndarjen e Mitrovicës

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka qenë shumë kritik në raport me shtetet e Bashkimit Evropian, duke ua lënë një pjesë të fajit për ndarjen e Mitrovicës.

Haradinaj ka kërkuar nga BE-ja që të mos përdorë standarde të dyfishta në raport me Kosovën.


“Është turp i madh për tërë Evropën që lejon qytetin të jetë i ndarë. Këtu faj kanë të gjithë. Evropianët bëjnë punë të madhe të bashkohen mes vete, e këtu te ne kanë menduar që me na nda më mirë”, ka thënë Haradinaj, në një takim me qytetarët e Mitrovicës.

“Ne jemi në këtë vend para të gjithëve, jemi shtatë milionë që jetojnë në Ballkan, ndërsa në Evropë jemi mbi 10 milionë. Kemi qenë këtu edhe kur nuk kanë qenë të tjerët, dhe do të jemi këtu përgjithmonë. Ne nuk shantazhojmë, por ne s’e ulim kokën. Jemi në vendin tonë, në atdheun tonë”.

“Lusim Evropën që të mos përdorin standarde të dyfishta. Mitrovica trajtohet me standard të dyfishtë. Edhe serbët e veriut janë në vendin e vet, edhe ne jemi që ata të ndjehen të sigurt në Kosovë. Mos na leni pa liberalizim vizave, mos qitni kushte çfarë s’i keni qitë askujt”, ka thënë Haradinaj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori