LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Shtërpce, turizmi prioritet i Fillimit të Ri

Hoxhaj në Shtërpce, turizmi prioritet i Fillimit të Ri

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Shtërpce ku ka takuar strukurat e partisë dhe simpatizantë e mbështetës të PDK-së.

Hoxhaj ka thënë se prioritet i qeverisë së ardhshme, dhe programit për Fillimin e Ri do të jetë zhvillimi i turizmit në Kosovë.

Ai ka thënë se me promovimin dhe mbështetjen e duhur e duhur të atraksioneve turistike, turizmi të bëhet njëri ndër asetet kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës.


“Kosova po bëhet cdoherë e më atraktive për turistët anë e mbanë botës, të cilët duan të vijnë të kënaqen, dhe të mësojnë më shumë për vendin tonë. Me Fillimin e Ri, zhvillimi i turizmit do të jetë ndër asetet kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/