LAJMI I FUNDIT:

Yjet shqiptare që agjërojnë muajin e Ramazanit

Yjet shqiptare që agjërojnë muajin e Ramazanit

Muaji i Shenjtë i Ramazanit po fillon dhe do të zgjasë për 30 ditë rresht.

Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin, i nënshtrohen rregullave të Islamit.


Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët e aktorët, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi.

Magazina.al iu sjell disa nga emrat e këngëtarëve që agjëruan Ramazanin vitin e kaluar dhe që besohet se do ta bëjnë edhe këtë vit, që janë një pjesë e mirë e këngëtarëve si: Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Jericho, Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon, Shpat Kasapi, Çiljeta Xhillaga, Zajmina Vasjari etj.

Ndërkohë këngëtarja Arta Bajrami, vitin e kaluar kishte treguar se nuk ka arritur të agjërojë Ramazanin pasi ishte shtatëzënë në pritje të fëmijë së dytë, e në të njëjtën situatë ishte edhe këngëtarja Teuta Kurti e cila nuk arriti të agjërojë pasi ishte në pritje të binjakëve.

Poashtu të devotshëm ndaj besimit Islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Don Arbas, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold Ag të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar.

Në mesin e të famshmëve që do të agjërojnë janë edhe aktorët Naser Rafuna dhe Dardan Gashi etj!

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Kalo në kategori