LAJMI I FUNDIT:

Sela: Po të isha vra unë do të niste luftë në Maqedoni (Video)

Sela: Po të isha vra unë do të niste luftë në Maqedoni (Video)

Ziadin Sela në emisionin Jeta në Kosovë në RTK ka folur për ngjarjet në Kuvend duke treguar edhe për skenarin e protestuesve të dhunshëm për të destabilizuar vendin me vrasjen e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Më kujtohet kur turma u drejtua kah unë dhe unë eca vetë drejtë turmës. Më tutje nuk mbaj mend çka ka ndodhë. Këtë mund ta spjegoj me momentin ”dominanta” që njihet në mjekësi. Siç duket veproi ky fenomen fiziologjik që e ka çdo njeri dhe kam shkuar, kam ecë drejtë turmës dhe unë sot jam gjallë. Unë e di se miqtë e mi nuk kanë pasur mundësi që atë ditë të futen në Parlament. Ka pasur plotë shqiptarë që atë ditë kanë qenë rretherrotull Parlamentit. Nëse do të humbja jetën unë, të jeni të sigurtë se sot në Maqedoni do të kishte luftë. Qëllimi ka qenë që unë të humb jetën dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme që partia që ishtë në pushtet të realizojë qëllimet e veta politike.” tha Sela në emisionin Jeta në Kosovë.


Sela ka treguar edhe për Abdylfetah Alimin, sigurim i Kuvendit të Maqedonisë që shpëtoi jetën e tij, duke e fshehur nga protestuesit e dhunshëm më 27 prill. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori