LAJMI I FUNDIT:

KQZ, 3.5 milionë fletëvotime për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri

KQZ, 3.5 milionë fletëvotime për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri

Shtyrja e datës së zgjedhjeve në Shqipëri me marrëveshjen politike të 18 majit PS-PD, ndryshoi dhe listën e zgjedhësve dhe si rrjedhim edhe numrin e zgjedhësve mbi të cilën bazohet sasia e fletëve të votimit që do duhet të prodhohen për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) vendosi të premten, që sipas të dhënave të reja nga Gjendja Civile, sasia e fletëve të votimit që do duhet të prodhohen për këto zgjedhje është 3.518.657 fletë votimi, ose 442 fletëvotimi më shumë se sa ato të miratuara me vendimin e KQZ-së të datës 9 maj(3.518.295).


Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se në rang vendi janë gjithsej 5362 qendra votimi(QV) me gjithsej 3.452.260 zgjedhës. Bazuar në urdhërimet e Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet duke shtuar 2-përqindëshin mbi numrin e zgjedhësve për çdo QV, është 3.518.657 fletë votimi gjithsej.

Gjithashtu, KQZ miratoi të premten dhe kërkesën e OSBE/ODIHR-t për akreditimin e 31 përkthyesve për vëzhgimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin më 25 Qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori