LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu më i miri i vitit te Luzerni

Kryeziu më i miri i vitit te Luzerni

Hekuran Kryeziu ka kaluar vitin më të mirë në karrierën e tij si futbollist.

Mesfushori kosovar ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e tij Luzern.

Kësisoj e përditshmja zvicerane ’20min.ch’ ka hapur edhe sondazhin për futbollistin më të mirë të vitit në Luzern.


Reprezentuesi kosovar ishte më i miri në këtë garë duke fituar bindshëm para shokëve të skuadrës.

24-vjeçari ka marrë 1032 vota nga lexuesit e ’20min.ch’ duke lënë mbrapa kundërshtarin e tij Jonas Omlin për 400 vota, pasi portieri zviceran ka marrë 620 vota.

Në pozitën e tretë u radhit sulmuesi veteran i skuadrës Marco Schneuwly me 561 vota.

Gjilanasi këtë edicion ka qenë lider i padiskutueshëm në mesfushën e Luzernit duke shënuar edhe dy gola të bukur.

Duhet cekur se Kryeziu ka bartur edhe shiritin e kapitenit në Luzern për disa ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Paraqitje solide, por Shqipëria mposhtet në

Paraqitje solide, por Shqipëria mposhtet në "Air Albania" nga Gjeorgjia

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Gjeorgji: Ramadani më i miri tek kuqezinjtë

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Gjeorgji: Ramadani më i miri tek kuqezinjtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori