LAJMI I FUNDIT:

Çfarë e lidhë një kompani nga ishujt Bahamet me Maqedoninë?

Çfarë e lidhë një kompani nga ishujt Bahamet me Maqedoninë?

Një firmë nga ishujt Bahamet, të njohura si parajsa tatimore, paraqitet si garantues i tërthortë i kompanisë ”Grafiçki Centar” që nga sot është në falimentim. Bëhet fjalë për ”Merit International Doo” në Bahamas, kurse drejtor i saj është bullgari Canko Komarov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nova Tv ka verifikuar firmat që ndërlidhen me këtë falimentim, pas publikimit të të dhënave në faqen zyrtare të internetit të Regjistrit qendror.


Gjatë verifikimeve, në pah dalin firmat ”Donika dhe Mujadin Dooel Export-Import” nga Tetova dhe ”PoligrafSnav AD” nga Sofja, Bullgari. Firma tetovare ka pohuar për Nova Tv se ”Grafiçki Centar” ka blerë letër për shtypjen e gazetave dhe se u ka një shumë prej 70 mijë euro borxh.

Ndërkaq, te firma bullgare del emri i Canko Komarov dhe Ivajlo Danov, si edhe ndërlidhet firma ”Merit International DOO” nga Bahamet.

Nuk dihet se çfarë borxhi ka ”Grafiçki Centar” te firma bullgare, por ”Media Print Maqedonia” ka blerë letër nga Bullgaria. Përndryshe, ”Grafiçki Centar” është pronarei e ”Media Print Maqedonia”, kurse kjo e fundit është botuese e ”Dnevnik”, ”Utrinski Vesnik”, ”Vest”, ”Makedonski Sport”, ”Tea Moderna”, si edhe portalit ”Telegraf”.

Në strukturën pronësore ka mbetur vetëm Srgjan Kerim, përmes firmës ”Mireks”. Më herët në pronësi të ”Grafiçki Centar” ishte edhe ”Orka Holding” e afaristit Jordan Kamçev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori