LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Pas korrigjimit nga KQZ-ja publikohen listat

Haziri: Pas korrigjimit nga KQZ-ja publikohen listat

Derisa Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, duke mos dhënë detaje ka thënë se PDK-ja tashmë e ka dërguar listën në Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), kurse nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se tek pas korrigjimit të listave nga KQZ-ja ato do të bëhen publike.

“Ne e kemi miratuar një listë, e kemi dërguar”, ka deklaruar shkurt Haliti.


Kurse nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se tek pas korrigjimit të listave nga KQZ-ja ato do të bëhen publike.

“KQZ-ja është autoriteti i vetëm kushtetues që pas afatit korrigjues publikon listat me kandidatët”, ka potencuar Haziri për “Zërin”.

Kurse analisti politik Dimal Basha ka vlerësuar se mospublikimi i listave nga disa parti është bërë për t’i zvogëluar pakënaqësitë brenda partive.

“Mospublikimi i listave bëhet për t’i minimizuar pakënaqësitë brenda subjekteve politike dhe efektit që mund ta ketë kjo mos kënaqësi jashtë këtyre subjekteve. Me fjalë të tjera, presin t’i publikojnë listat në momentin e fundit, në kohën kur zhurma e kampanjës politike rritet në atë nivel saqë nuk do të dëgjohen ankesat apo mos kënaqësitë e atyre kandidatëve që nuk përfshihen në listat e tyre”, ka deklaruar Basha. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori