LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita e brigadës për Mbështetje logjistike pranë ARM-së

Shënohet Dita e brigadës për Mbështetje logjistike pranë ARM-së

Me solemnitet ushtarak në Qendrën tekniko-remontuese (QTR) në Shkup sot u shënua Dita e brigadës për mbështetje logjistike (brML), pranë Komandës së Bashkuar Operative (KBO) në ARM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shënim morën pjesë zëvendës-shefi i SHM-së së ARM-ës Muhamed Racaj, komandanti i KBO gjenerali i brigadës Zoran Mileski, komandanti i brML koloneli Vasko Toshevski si dhe ish-komandantë të njësitit dhe përfaqësues të ndërmarrjeve civile bashkëpunëtorë me brML.


Brigada për mbështetje logjistike nga përbërja e Komandës së bashkuar operative është njësia më e lartë nga domeni i logjistikës në ARM, misioni themelor i së cilës është planifikimi, organizimi, koordinimi dhe kryerja e mbështetjes logjistike të komandave dhe njësive të ARM-së, njofton AIM.

Në solemnitet u prezantua Dita e njësisë, ndërkaq edhe ndarja e masave stimuluese për pjesëtarët e njësisë për rezultatet e realizuara në punë dhe për më të mirët e plasuar në garat e mbajtura paraprakisht në disa disiplina, si dhe ekspozitë e mjeteve materiale-teknike me të cilat disponon njësia. Me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë për përcaktim të ditëve të njësisë së ARM-së, për Ditë të brML është caktuar 20 maji, për nder të ditës kur në vitin 1876 ka filluar Kryengritja e Razlovcit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori