LAJMI I FUNDIT:

Unitedi rivalizon Chelsean për Nainggolanin

Unitedi rivalizon Chelsean për Nainggolanin

Manchester United është duke rivalizuar Chelsean për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.

Sipas mediumit anglez Sky Sports, Djajtë e Kuq kanë një interesim serioz për reprezentuesin belg, teksa duan të luftojnë me Chelsean për nënshkrimin e tij.


Blutë e Londrës dështuan në një ofertë prej 34 milionë funteve për ta sjellë atë në Stamford Bridge verën e kaluar dhe tani rrezikojnë të humbasë atë nga skuadra e Jose Mourinhos.

Conte kërkon nga një futbollist të Juventusit, Romës dhe Realit
Lexo po ashtu Conte kërkon nga një futbollist të Juventusit, Romës dhe Realit

Menaxheri i Unitedit duhet të gjejë një shtesë të re në mesfushë pas shitjes së Morgan Schneiderlin në Everton dhe me dyshimet që vazhdojnë për të ardhmen e Marouane Fellainit.

Nga ana e tij, Nainggolan ka deklaruar se është i lumtur me jetën në Romë, teksa në Itali do preferonte edhe kalimin te Interi. /Telegrafi/