LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Feronikelit akuzon FFK-në për parregullsi në licencimin e klubeve

Kreu i Feronikelit akuzon FFK-në për parregullsi në licencimin e klubeve

Ekrem Elshani, presidenti i klubit të Feronikelit, ka akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës për falsifikim të dokumenteve të licencimit të klubeve.

Prishtina, Llapi, Feronikeli dhe Trepça ’89 janë licencuar prej FFK-së për garim në ndeshje ndërkombëtare.


Elshani ka argumentuar se njëri prej klubeve, duke mos treguar se cili, Llapi ose Trepça ’89, kanë falsifikuar dokumentet e Trustit.

“Si është e mundshme që një klub të paguajë tatim dhe trust mbi 1000 euroshe e ne mbi 60 mijë euro. Ne do të ankohemi në UEFA dhe aktualisht po e bojkotojmë aktivitetet e FFK-së”, ka thënë Elshani në emisionin Sport Show të Klan Kosovës.

Ai më tutje ka akuzuar zyrtarin e FFK-së Bajram Shala për ndryshim të raportit të auditorit të klubeve. /Telegrafi/