LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Dështuam ta mbrojmë Arbana Xharrën

Hoxhaj: Dështuam ta mbrojmë Arbana Xharrën

Nënkryetari i PDK-së dhe ministri i Jashtëm, në largim, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Ministri Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook,  bën thirrje për dënimin e sulmuesve të Arbana Xharrës, dhe përmes këtij statusi, ministri bën me dije që shteti ka dështuar ta mbrojë një grua që t’i thotë mendimet ndryshe.

Postimi i Hoxhajt:

“Thellësisht i tronditur nga sulmi qyqar ndaj Arbana Xharrës. I shokuar nga ajo që mund ti ndodhë një gruaje, një nëne dhe mbi të gjitha një aktiviste të guximshme në tërë këto vite që nuk ka hezituar ti thotë hapur dhe pa frikë gjërat të cilat i mendon. Kemi dështuar të tërë që nuk kemi mbrojtur një grua e cila i thotë mendimet ndryshe.

Jo toleranca jonë ndaj njerëzve që nuk pajtohemi me ta po na shtyn drejt këtyre ngjarjeve të papranueshme. Mjaft më! Të bashkëndjejmë të gjithë. Ta dënojmë të gjithë! Sulmuesit para drejtësisë. Arbana, shërim të shpejt!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Rrahet Arbana Xharra (Foto)
Lexo po ashtu Rrahet Arbana Xharra (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret të Serbisë

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret të Serbisë

Kronika e Zezë
Kapet i shumëkërkuari i dënuar për dy vrasje në Fier, i sekuestrohen armë e municion luftarak

Kapet i shumëkërkuari i dënuar për dy vrasje në Fier, i sekuestrohen armë e municion luftarak

Lajme
Kërkesat e opozitës për hetim ndaj Kusarit pas audio-incizimit, Haxhiu: Përpjekje për ta larguar vëmendjen nga dështimi për mbajtjen e zgjedhjeve

Kërkesat e opozitës për hetim ndaj Kusarit pas audio-incizimit, Haxhiu: Përpjekje për ta larguar vëmendjen nga dështimi për mbajtjen e zgjedhjeve

Lajme
LDK nënshkruan marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës

LDK nënshkruan marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës

Lajme
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
Rama në konferencë me Melonin: E turpshme të hidhet baltë mbi Shqipërinë për të kundërshtuar marrëveshjen

Rama në konferencë me Melonin: E turpshme të hidhet baltë mbi Shqipërinë për të kundërshtuar marrëveshjen

Lajme
Kalo në kategori