LAJMI I FUNDIT:

Trump paralajmëron Comey: Kujdes çfarë flet me media

Trump paralajmëron Comey: Kujdes çfarë flet me media

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi drejtorin e shkarkuar të FBI-së James Comey të premten që të mos lëshojë detaje për media nga biseda e tyre, duke sugjeruar me këtë rast se ata mund të jenë të incizuar.

“James Comey më mirë të shpresojë që të mos ekzistojnë “incizime” të bisedimeve tona para se të lëshohet në detaje me gazetat”, thuhet në njërin nga disa “cicërimat” e Trump në rrjetin shoqëror Twitter.