LAJMI I FUNDIT:

Hetimet për përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane do të vazhdojnë

Hetimet për përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane do të vazhdojnë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të FBI-së, Endrju Mekejb, deklaroi të enjten se hetimet për përfshirjen e mundshme të Rusisë në kampanjën parazgjedhore të presidentit amerikan Donald Trump, do të vazhdojnë pavarësisht se Trump ka shkarkuar shefin e deritanishëm të FBI-së James Comey, transmeton AFP.

“Gjithë kohën ekzistojnë përpjekje për pengim në hetimin tonë. Nuk mund të ndaloni meshkujt dhe femrat nga FBI që të bëjnë gjënë e duhur”, ka thënë  Mekejb në dëshminë para Senatit të SHBA-ve, dy ditë pas shkarkimit të Comey.