LAJMI I FUNDIT:

Mourinho kërkon Agueron si zëvendësues të Ibrahimovicit

Mourinho kërkon Agueron si zëvendësues të Ibrahimovicit

Sergio Aguero është i pëlqyeri i trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinhos.

Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një lëndim në gjurin e këmbës së tij të djathtë dhe ky lëndim ka bërë që suedezi të humb sezonin.

Edhe pse shënoi mbi 25 gola në të gjitha garat në sezonin e tij të parë, Mourinho nuk duket i bindur ta mbaj Ibrahimovicin edhe për sezonin e ardhshëm në skuadrën e tij.


Sipas Sunday Times, trajneri portugez e ka kthyer vëmendjen e tij tek Sergio Aguero i Manchester Cityt ndërsa duket se do të zëvendësojë Zlatan Ibrahimoviç në krye të sulmit të Man Utd, përcjell Telegrafi.

Raporti i mediumit britanik thotë se Mourinho nuk pret që City të lejojë marrëveshjen të ndodhë, por “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të përmirësojnë pagën aktuale që argjentinasi merr në Etihad.

Megjithatë, ky transferim nuk do të jetë aspak i lehtë pasi United ka edhe një konkurrent të fortë, siç është Real Madridi, me presidentin Florentino Perez, i cili e ka fiksim sulmuesin shtatshkurtër.

Çmimi i Agueros besohet të jetë rreth 90 milionë euro. /Telegrafi/