LAJMI I FUNDIT:

Alves më i miri në botë, por kush janë gjashtë lojtarët më të mirë që mund ta zëvendësojnë (Foto)

Alves më i miri në botë, por kush janë gjashtë lojtarët më të mirë që mund ta zëvendësojnë (Foto)

Kur e zëvendësoi Barcelonën me Juventusin dhe kaloi në Serie A shumë thanë që karriera e tij ka mbaruar.

Por ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve kundër Monacos ku dha dy asistime, tregoi se Dani Alves mbetet më i miri në botë për pozitën e mbrojtësit të djathtë.


Ai është 33 vjeç, por është duke luajtur si në kohën kur luante në Sevilla para një dekade.

Natyrisht që nuk është në atë formë kur ishte te Barcelona, por puna e tij në këtë krahë tregon se ai mbetet ndër më të mirët.

Por kush janë gjashtë lojtarët që mund ta zënë vendin e tij?

Nuk mungon as emri i Elseid Hysajt që po shkëlqen te Napoli dhe Kombëtarja shqiptare. /Telegrafi/

Dani Carvajal

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit është një nga emrat favorit në përputhje me fronin e Dani Alves.

Djibril Sidibe

24 vjeçar, është një nga më të mirët e të rinjve të Monacos këtë sezon dhe me gjithë respektin, ai duket të jetë i destinuar për gjëra më të mëdha, sesa të jetë pjesë e Principatës.

Eseid Hysaj

Mbrojtësi shqiptar u shfaq në mënyrën më të mirë të mundshme në EURO 2016, ku ai ndihmoi kombëtaren e tij të përfundojë e treta në grup. Ai po luan shumë mirë dhe me Napolin.

Hector Bellerin

Mbrojtësi i Arsenalit në ndeshjet e fundit është duke qëndruar në stol, por mbetet prej më të mirëve në rolin e tij. Ai është prodhim i La Masias dhe ka ofertë të kthehet aty ku e nisi.

Serge Aurier

Serge Aurier nuk është treguar asnjëherë profesionist jashtë fushës, ku me shumë probleme ka rrezikuar edhe karrierën e tij. Por ajo që duhet të thuhet është se ai është shumë i talentuar dhe ka gjasa që një ditë të bëhet më i mirë në botë.

Kyle Walker

Mbrojtësi anglez është kthyer në një prej më të mirëve në botë nën udhëheqjen e Mauricio Pochettino. Ai ndër vite është duke treguar formë të lartë.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Ligue 1
As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve

As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Premier League
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Kalo në kategori