LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Alexis Sanchezit takohet me drejtuesit e Bayernit

Agjenti i Alexis Sanchezit takohet me drejtuesit e Bayernit

E ardhmja e Alexis Sanchez po duhet çdo herë e më larg nga Arsenali dhe Emirates Stadium.

Mediumi britanik “The Sun” ka zbuluar fakte të reja dhe shumë interesante për sa i përket të ardhmes së kilianit Alexis Sanchez.

Sipas tabloidit anglez, menaxheri i sulmuesit, Fernando Felicevich, javën e kaluar është takuar me drejtues të Bayern Munich, për kalimin e mundshëm të lojtarit në skuadrën bavareze.


Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira, pas përballjeve të shpeshta në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Bayern duhet t’i trembet konkurrencës së madhe nga klube si Juventusi, Milani, Manchester City e Unitedi si dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/