LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Hapi që do të ndërmarrin Turqia dhe Rusia do të ndryshojë fatin e rajonit

Erdogan: Hapi që do të ndërmarrin Turqia dhe Rusia do të ndryshojë fatin e rajonit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Rusi tha se hapi që do të ndërmarrin këtu Rusia dhe Turqia do të ndryshojë fatin e rajonit.

Presidenti Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin janë takuar në rezidencën presidenciale shtetërore në Soçi për të zhvilluar një takim kokë më kokë.

Dy liderët para takimit kanë mbajtur një fjalim përshëndetës, ku presidenti Erdogan fjalën e tij e ka nisur duke shprehur falënderimet për këtë takim, dhe pasi ka vënë në dukje se do të gjejnë mundësinë për të diskutuar si për marrëdhëniet dypalëshe mes Federatës Ruse dhe Turqisë por edhe për problemet rajonale.


“Po përjetojmë një periudhë ku mbi ne ka përgjegjësi të rëndësishme. Besoj se hapi që do të ndërmarrin këtu Rusia dhe Turqia do të ndryshojë fatin e rajonit”, tha Erdoğan.

Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se marrëdhëniet Turqi-Rusi kanë një rëndësi të veçantë. “Shpreh falënderimet që keni pranuar ftesën tonë dhe keni ardhur në Soçi. Marrëdhëniet tona vazhdojnë të zhvillohen plotësisht në mënyrën që jemi dakorduar. Në këtë takim ku jemi mbledhur në një ambient pune jam i kënaqur që do të gjejmë mundësinë për të vlerësuar çështjet dypalëshe dhe ato rajonale kryesisht për Sirinë”, tha Putin.

“Z. President, dinamika e bisedimeve me ju, thekson edhe njëherë se ka një karakter shumë të veçantë pas përfundimit të afatit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve turko-ruse. Mirë se erdhët”, deklaroi Putin.

Ndër të tjera duke uruar presidentin Erdoğan në lidhje me rezultatet e referendumit popullor për ndryshimet kushtetuese në Turqi, Putin tha se “Përparimi i mëtejshëm i situatës së brendshme politike në Turqi, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e marrëdhënieve turko-ruse. Një pjesë e madhe e vendimeve që do të marrim bashkë me ju janë të një rëndësie strategjike dhe kjo kërkon miratimin e parlamenteve tona”. /Panorama/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Evropa
Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Amerika
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Evropa
“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

Evropa
Theri me thikë gjashtë kalimtar rasti, policia izraelite qëllon dhe arreston sulmuesin

Theri me thikë gjashtë kalimtar rasti, policia izraelite qëllon dhe arreston sulmuesin

Azia
Kalo në kategori