LAJMI I FUNDIT:

BE deri në nëntor heq kontrollin brenda zonës Shëngen

BE deri në nëntor heq kontrollin brenda zonës Shëngen

Vendet të cilat kanë vendosur kontrollin kufitar në Zonën Shëngen për shkak të krizës së migrantëve – Gjermania, Austria, Danimarka dhe Norvegjia – pritet të largojnë këto kontrolle deri në nëntor, njoftoi të martën Komisioni Evropian, disa orë pasi që Suedia njoftoi se do të heqë kontrollin e dokumenteve personale në kufijtë e saj.

Austria, Danimarka, Gjermania, Suedia dhe Norvegjia, e cila nuk është anëtare e BE-së, vendosën kontrolle të dokumenteve personale në vitin 2015, në zonën e cila kalohet përndryshe pa pasaportë, përkujton AFP.