LAJMI I FUNDIT:

Cleveland më i mirë se Toronto dhe Houstoni triumfon kundër San Antonios (Video)

Cleveland më i mirë se Toronto dhe Houstoni triumfon kundër San Antonios (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dy takime në kuadër të ‘Play-Off’ në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Cleveland Cavaliers dhe Houston Rockets kanë shënuar fitoret e radhës në NBA.

https://www.youtube.com/watch?v=wDrvsYxVZLk


Kampioni Cavs ka triumfuar para shikuesve të vetë kundër Toronto Raptors me rezultat 116-105.

Vendasit gjatë gjithë takimit ishin në avantazh ndërsa vetëm në çerekun e fundit triumfuan mysafirët, transmeton Telegrafi.

LeBron James ishte më efikasi te Cavs duke regjistruar ‘double-double’ në saje të 35 pikëve dhe dhjetë kërcimeve ndërsa 24 pikë i realizoi edhe Kyrie Irving. Edhe Kevin Love pati një ndeshje të mirë duke shënuar 18 pikë.

Te Raptors më të mirët ishin Kyle Lowry që shënoi 20 pikë gjersa një më pak e pati DeMar DeRozan.

Në ndeshjen tjetër, Rockets realizuan fitoren e parë në këtë fazë kundër San Antonio Spurs me rezultat 126-99.

Në derbin teksasian më i miri te Houstoni ishte Trevor Ariza, i cili realizoi 23 pikë ndërsa nga tre më pak i kishin James Harden dhe Clint Capela. Këta dy të fundit regjistruan ‘double-double’ edhe në saje të 14 asitimeve, përkatësisht 13 kërcimeve.

Te Spursat, më i miri ishte Kawhi Leonard me ‘double-double’ në saje të 21 pikëve dhe 11 kërcimeve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YPEonoO_I5g

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori