Me normën e lartë të papunësisë, korrupsionit, erozionit i shtetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, shpesh me ndërhyrjen e Rusisë në punët e shtetit, Ballkani Perëndimor duhet të mbështetet fuqishëm në integrimin e tij euroatlantik, thuhet në draft raportin e fundit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Komiteti i Ekonomisë dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka hartuar draft raportin me titull “Tranzicioni ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Një vlerësim në prill të vitit 2017”, i shkruar nga Richard Benyon, raportues për Mbretërinë e Bashkuar nga Partia Konservatore.
Draft-raporti mbi vlerësimin e tranzicionit ekonomik në Ballkanin Perëndimor jep një pasqyrë politike dhe ekonomik të rajonit. Në raport thuhet se Ballkani Perëndimor mbetet një fushë me interes të veçantë për NATO-n, e cila aktualisht është e pranishme në rajon, përmes Forcës së Kosovës (KFOR) dhe Operacionit “Althea”, ku vetëm Serbia dhe Republika Srpska nuk kanë treguar interes për t’u bërë pjesë e NATO-s, shkruan European Western Balkans, transmeton ResPublica.
Edhe pse NATO pranon se BE-ja ka qenë një lojtar kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon, ajo gjithashtu konsideron se kriza ekonomike i ka hapur derën lëvizjeve populiste dhe nacionaliste anti-BE për të kundërshtuar reformat e vështira”. Në raport thuhet se procesi i integrimit të rajonit në BE është tronditur nga çështjet e shumta politike dhe ekonomike brenda shteteve, por edhe nga faktorë të jashtëm. Një nga çështjet kryesore të cilat shkaktuan shqetësime në të gjithë rajonin ishte paqëndrueshmërinë aktuale e BE-së, e cila shkaktoi lulëzimin e lëvizjeve nacionaliste dhe autoritare.
Tensionet e Kosovës me Serbinë kanë qenë në rritje gjatë vitit të kaluar, qëkurse “Beogradi dërgoi në kufi një tren të pikturuar me parullën “Kosova është Serbi”. Marrëdhëniet u ndezën edhe më keq kur Prishtina shpalli dëshirën për të formuar një ushtri të rregullt. Sa për Malin e Zi, vendi që së shpejti do të jetë anëtar i NATO-s, në gusht u përball me një skenar të planifikuar për grusht grusht shteti dhe me opozitën e cila është duke bojkotuar parlamentin, ndërsa situata në Maqedoni është “edhe më dekurajuese”, me Presidentin që refuzon për t’i dhënë mandatin liderit të opozitës, Zoran Zaev për të formuar qeverinë. Në përgjithësi, tensionet politike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë qetësuar edhe pas thirrjeve të BE-së.
Përveç çështjeve të brendshme, Ballkani Perëndimor po përballet me një shkallë të lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, e cila i bën ata “më të prekshëm nga demagogjia dhe keqinformimi.” Sa për gjendjen e demokracisë, raporti vë në dukje se niveli i zhvillimit demokratik në Ballkanin Perëndimor ka bërë hapa pas gjashtë vitet e fundit. Sundimi i ligjit është dëmtuar nga elita politike, e cila është duke përdorur këtë leva për përfitime personale.
Raporti vazhdon më tej në problemet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se në të gjithë rajonin “korrupsioni, klientelizmi, manipulimi i votave dhe mashtrimi janë të gjitha të lidhura me problemin e kapjes së shtetit nga elitat me pak interes në avancimin e thelbit të demokracisë, edhe pse forma e demokracisë i përshtatet qëllimeve të tyre.” Ai gjithashtu prek marrëdhëniet e Rusisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, një terren pjellor për të sfiduar ndikimin e NATO-s dhe BE-së”. Raporti arrin në përfundimin se ka një rrezik shumë të lartë për Ballkanin Perëndimor të rrëshqasë në ideologjinë nacionaliste, duke shtuar se autoritarizmi nuk është një “formulë e suksesshme ku problemi kryesor ka qenë mungesa e demokracisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë