LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i ri-Kuvendi zhvillon të enjten raundin e III-të të votimit

Presidenti i ri-Kuvendi zhvillon të enjten raundin e III-të të votimit

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon të enjten, ora 15:00, raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Deri tani janë konsumuar dy, nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, ndërkohë që në konkurrimin për garën presidenciale në dy raundet e parë nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar.


Votimi quhet i ezauruar edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidature. Pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, në raundin e katërt dhe të pestë të votimit në parlament, Kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Ndërkohë që në proceset parardhëse zgjedhja e tij është bërë edhe me shumicë të cilësuar, 84 vota.

Raundi i radhës për garën presidenciale pason misionin e pasuksesshëm në Tiranë të dy eurodeputetëve, David McAllister, kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë, të cilët nuk arritën t’i japin një zgjidhje krizës politike në Shqipëri. Dy zyrtarët e PE-së, pas takimeve intensive të martën me drejtues të qeverisë dhe opozitës, megjithë përpjekjet nuk konkluduan në arritjen e një kompromisi që do ta nxirrte opozitën nga “çadra e protestës” dhe do e bindte për të hyrë në zgjedhje.

Propozimet e paraqitura nga McAllister dhe Fleckenstein për afrimin e palëve, përfshinin disa pika, si ajo mbi dekriminalizimin, luftën kundër lëndëve narkotike, masa teknike për përmirësimin e kryerjes së zgjedhjeve, ndërtimin e besimit politik, etj, por dhe propozime mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme në strukturat e qeverisë.

Megjithëse shumica ishte dakort me pikat e propozuara, me kushtin e vetëm që vettingu të kalonte në parlament, Partia Demokratike i qëndroi pozicionit të saj për caktimin e një kryeministri teknik dhe vënien në jetë të një sistemi elektronik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në pikat e marrëveshjes së dy eurodeputetëve nuk ishte përfshirë kërkesa e panegociueshme e opozitës për qeveri teknike.

Pas deklaratës së Delegacionit te BE-së në Tiranë për negociatat e dy zyrtarëve të PE-së, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, fajësoi kryeministrin Edi Rama, qe sipas tij refuzoi “qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira si zgjidhjen e vetme per zgjedhje te lira e të ndershme”.

Nga ana e tij kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehu gatishmërinë e maxhorancës per dialog pa kushte. “Por, pa Vetingun s’ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet”, u shpreh Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori