Klinika Emergjente në QKUK ka një dhomë reanimimi me vetëm nëntë shtretër për rreth dy milionë banorë sa ka Kosova. Në një aksident ku do të pësonin më shumë se nëntë persona, mjekët thonë se duhet menduar menjëherë improvizimin, raporton rtklive.com. Objekti i ri në ndërtim po shihet si “shpëtim”, jo vetëm për qytetarët por edhe për stafin mjekësor.
Një auto ambulancë vjen me shpejtësi dhe gjen vend në hollin e ndërtuar dy vite më parë, në hyrje të Klinikës Emergjente. Po aq shpejt nxirret një person, që futet në dhomën e reanimimit. Mjekët thonë se kishte pësuar në një aksident trafiku, raporton rtklive.com.
Por, sistemimi i tij nuk ishte edhe aq problematik, derisa në atë moment, nuk kishte raste tjera të aksidentuarish.
Nëse numri i aksidentuarve shkon mbi nëntë persona, mjekët në Klinikën Emergjente në QKUK, thonë se duhet të mendojnë menjëherë për improvizimin e hapësirave.
Kjo, pasi Klinika Emergjente e QKUK-së, i vetmi shërbim emergjent i nivelit terciar në Kosovë, ka vetëm nëntë shtretër në dhomën e reanimimit.
Drejtori i Klinikës Emergjente Basri Lenjani, thotë se kanë fluks të madh të rasteve kurse në objektin aktual kapacitetet i kanë të mangëta.
“Kemi 9 shtretër në reanimim”, ka thënë Lenjani, sipas të cilit, Emergjenca ka edhe 4 shtretër për lëmitë interne, 3 për kirurgji, 2 shtretër për sallën e vogël të intervenimeve, transmeton rtklive.com.
Lenjani gjitha shpresat i ka në objektin e ri që është në ndërtim e sipër, e që sipas tij, pritet të plotësoj nevojat për qytetarët e Kosovës. “Tashmë është duke u ndërtuar kati i tretë i objektit të ri”, ka thënë për rtklive.com, drejtori Basri Lenjani. Sipas tij, punët po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.
Lenjani është optimist se gjatë vitit 2018 Emergjenca do ta ketë objektin e ri e ku mundësitë janë shumë më të mira për të ofruar shërbime më cilësore emergjente.
Drejtori Lenjani apelon edhe tek njësitë tjera mjekësore, që drejt Emergjencës të nisin vetëm rastet emergjente, që të mos pengohet stafi në ofrimin e shërbimeve që vërtetë janë emergjente.
Ndryshe, Klinika e re Emergjente që po ndërtohet do të ketë një sipërfaqe bruto prej 17.359 metra katrorë, do të ketë 20 salla të operacionit të kategorive të ndryshme dhe shërbime të tjera që lidhen me Kujdesin Shëndetësor Emergjent.
Tenderi për ndërtimin e saj është shpallur në mars 2015, ndërsa kontrata është nënshkruar në qershor 2016 me operatorin ekonomik “Al Trade” në vlerë rreth 8 milionë euro. Investitor është Ministria e Shëndetësisë, kurse gurthemeli është vënë në korrik të vitit 2015. Mbi objektin e Emergjencës është paraparë edhe një pistë për aterim helikopterësh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City