Zidane ulë presionin në konferencën për shtyp: El Clasico s’e vendos titullin
Zinedine Zidane është shfaqur mjaft i qetë para gazetarëve në konferencën për shtyp para El Clasicos të dielën.
Real Madridi vjen pas një serie të paraqitjeve të mrekullueshme në një duel që mund të jetë përcaktues për titullin.
Sfida ndaj Barcelonës zhvillohet të dielën mbrëma dhe Zidane është i vetdishëm për rëndësinë e pikëve, por thotë se nuk është vendimtar ky duel për titull, shkruan Telegrafi.
“Ne jemi mësuar me këtë. Është një ndeshje tjetër. Na merr shumë energji, por ne jemi duke bërë mirë”.
“A do të fitohet titulli me fitore? Jo. Është një tjetër ndeshje kjo dhe shtatë të mbetura. Ne jemi të fokusuar për ndeshjen e të dielës”, u shpreh Zidane.
Ai shtoi se Cristiano Ronaldo është i përgatitur që të luaj si fizikisht ashtu edhe mentalisht.
“Fizikisht dhe mentalisht ai është gati të luaj një ndeshje tjetër të madhe, ashtu sikurse të gjithë lojtarët. Ne gjithmonë flasim për Cristianon në ndeshjet e mëdha sepse ai gjithmonë ka treguar atë që mund të bëj, ashtu siç bëri të martën, ashtu siç ka gjasa të bëj sërish të dielën. Energjia që ai transmeton në grup është e pabesueshme”, përfundoi Zidane.
Real Madridi ka tri pikë më shumë se Barcelona në tabelë, dhe me një humbje do të mund të humbiste vendin e parë për shkak të dueleve direkte. Sidoqoftë, Los Blancos kanë një ndeshje më pak se sa katalanasit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Portugalia publikon listën me 26 lojtarë të ftuar, Roberto Martinez iu beson veteranëve
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251