LAJMI I FUNDIT:

Partnerët e LSDM-së janë optimist për zgjidhje më të shpejtë të krizës (Video)

Partnerët e LSDM-së janë optimist për zgjidhje më të shpejtë të krizës (Video)

Partnerët koalicionues të LSDM-së paralajmërojnë debllokimin e kuvendit dhe kryeparlamentar të ri, por ende nuk po e zbulojnë strategjinë se si do ta realizojnë këtë. Thonë se kryetari i ri i dhomës ligjvënëse do të zgjedhet brenda disa ditëve, përkundër bllokimit të seancës konstituive nga ana e OBRM-PDUKM-së.

“Brenda disa ditëve, mund të pohoj se do të kemi kryetar të ri të Kuvendit, por ju e shihni se OBRM-PDUKM po i bllokon institucionet dhe kuvendin, nuk lejon zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, me qëllim që të mbrohen kriminelët. Megjithatë, kjo ka marrë fund, tani vjen jetë për të gjithë qytetarët në Maqedoni”, u shpreh Enez Ibrahimi, PLT.

Nga OBRM-PDUKM nuk dëshironin t’i komentonin hapat e paralajmëruara të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja. Thonë se në Kuvend do të vazhdojnë të kërkojnë përgjigje të reja nga deputetët socialdemokrat dhe shtojnë se atë që LSDM ka ndërmend ta bëjë do të jetë në përgjegjësi të saj.


“Ne mbetemi në debat dhe në pritje të përgjigjeve nga LSDM për atë se çfarë janë marrë vesh për Platformën e Tiranës. Atë që ata do ta bëjnë do të jetë përgjegjësi e tyre. Megjithatë edhe qytetarët, edhe ne si parti politike dhe si politikanë të përgjegjshëm, presim që të veprojnë me racionalizëm dhe në interes të qytetarëve”, tha Liljana Kuzmanovak, OBRM-PDUKM.

Ndërkohë, seanca e 16-të vazhdoi me replika dhe kundër-replika nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Fjalën e mori Dragan Danev, por qysh para se ai të paraqitej në foltore, 20 bashkëpartiakë të tij u paraqitën për replikë. Deputetët e LSDM-së e akuzuan Vejanovskin se diskutimin nuk po e orienton drejt pikave të rendit ditor, me çka sipas tyre, ai po e shkel Rregulloren e kuvendit.

Deputetët e partive shqiptare u shprehën se arsyeja e bllokimit të punës së Kuvendit, e me këtë edhe i tërë aparatit shtetëror, është diskutimi i zbrazët i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, e jo Deklarata e Përbashkët e partive shqiptare.

Në rend të ditës janë dy pika: zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërim dhe kryetari i ri i Kuvendit. Kanë mbetur edhe 40 deputetë të OBRM-PDUKM-së që janë paraqitur për diskutim.

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
Kalo në kategori