Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të “largohet” nga Greqia, në qoftë se vendos se marrëveshja e ndihmës së Europës, i lë borxhet e vendit paqëndrueshmërisht të larta, ka deklaruar Christine Lagarde.
Greqia do të ketë vend parësor në agjendën e takimeve të pranverës së FMN-së, të cilat fillojnë në Uashington të premten. Athinës po i mbaron koha, për të siguruar një hua të re nën programin e saj të shpëtimit prej 86 miliardë eurosh, i treti që nga viti 2010. Kësti i fundit i paketës së saj të shpëtimit duhet të lirohet në kohë, për të kryer shlyerjet e borxheve, që duhet të bëhen në korrik. Pa para shtesë, vendit mund t’i mbarojnë paratë dhe të shkelë afatet, duke shkaktuar një rikthim të krizës së vitit 2015. Derisa FMN të përcaktojë se borxhet e Greqisë janë në një rrugë të qëndrueshme, institucioni ndërkombëtar ka refuzuar të vendosë më shumë para në rrezik.
“Nëse borxhet greke nuk janë të qëndrueshme në bazë të rregullave të FMN dhe parametrave të arsyeshëm, ne nuk do të marrim pjesë në program”, tha Lagarde, drejtore e FMN, për gazetën gjermane “Die ëelt”. Maurice Obstfeld, këshilltari ekonomik i FMN, tha se diskutimet me Bashkimin Evropian janë duke vazhduar.
BE ka kërkuar që Greqia të ketë një suficit primar prej 3.5 për qind, ku të ardhurat e shtetit tejkalojnë shpenzimet, duke përjashtuar interesin e borxhit. FMN kërkoi një suficit 1.5 për qind dhe që masat shtrënguese të jenë të qëndrueshme, me një fokus të veçantë në detyrimet e mëdha të pensioneve shtetërore në vend.
FMN nuk është e bindur që masat e marra nga Athina sigurojnë që një suficit prej 3.5 për qind të jetë i arritshëm, por Brukseli i ka pranuar ato. Si rezultat, Brukseli supozon se borxhi grek do të bjerë shumë më shpejt se sa mendon FMN, kështu që ristrukturimi i borxhit është i nevojshëm. FMN nuk pajtohet dhe kërkon më shumë ristrukturime apo plane të përkohshme të kursimit, nëse objektivi nuk arrihet. Mosmarrëveshja ka rezultuar në një ngërç, pasi Gjermania refuzon të nënshkruajë këstin e fundit të kredisë derisa FMN të bjerë dakord. FMN parashikon që Greqia do të rritet ekonomikisht, me 2.2 për qind këtë vit. /Times – Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe