Shumë do të flitet për të. Vendimet e tij ngrenë shumë pikëpyetje: ishin gabime njerëzore, apo më shumë se kaq. Një superklub europian, si Bayern Munich, e pësoi në kurriz arbitrimin skandaloz të hungarezit dhe ndihmësve të tij, të cilët ia nxinë faqen vetes dhe UEFA-s në sy të të gjithë botës.
Aq trashanike dhe me ndikim fatal për bavarezët në rezultat ishin vendimmarrjet e Viktor Kassai, sa edhe prestigjiozja spanjolle, “Marca”, e njohur për afërsinë e saj me Real Madridin, nuk e ka marrë dot në mbrojtje.Përkundrazi, ajo i ka qëmtuar gafat arbitrale të hungarezit përmes dy specialistëve të fushës, Andújar Oliver dhe Rafa Guerrero.
Sipas tyre, arbitri hungarez do të pezullohet gjatë, sepse ka lejuar dy gola “offside” të Cristiano Ronaldos (2-2 dhe 3-2). Për më tepër, sipas Andújar Oliver, ai ka gabuar me të verdhën e dytë për Vidal dhe mosdhënien e kartonit të dytë për Casemiro, shkruan ‘Tele Sport’.
Rafa Guerrero, një ish-arbitër anësor spanjoll, duke folur për “Marca”, shkon edhe më tej. Për të, goli që e çoi rezultatin në 1-2 nuk duhej lejuar, sepse Lewandowski ishte “offside”.
Rafa, gjithashtu, mendon se Vidal duhej të dëbohej nga fusha më përpara. Ndërhyrja e kilenit në rastin e kartonit të tij të parë të verdhë, pas 5 minutash lojë, ishte “e denjë për karton të kuq.”
1. Një e dytë e verdhë e falur për Vidal – gjyqtari Andujar:
“Në minutën e 48-të, Vidal bëhet pengesë për Casemiro, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit për të luajtur me topin, duke e penguar në rrugën drejt zonës së rreptësisë bavareze. Rafa Guerrero: Kileni duhej të kishte marrë karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Casemiro.
2. Penalltia e Casemiros ndaj Robben – gjyqtari Andujar:
Vendim i saktë i Kassait për penalltinë, sikurse nuk ka kartonë të verdhë për Casemiro në këtë rast, si penalizim shtesë, sepse topi ishte i përfshirë në ndërhyrje. Rafa Guerrero: “Ndërhyrja e Casemiro ndaj Robben nuk ishte për të verdhë, pasi holandezi u pengua me topin në këmbë.”
3. “Offside” i Lewandowski në 1-2 – gjyqtari Rafa Guerrero:
“Robert Lewandowski është “offside” në momentin e golit dhe ndërhyn në rrezen e Sergio Ramos. Edhe pse ishte një autogol, gjithçka duhej të anulohej.
4. E dyta e verdhë e falur për Casemiro – gjyqtari Andujar:
Casemiro mund të merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 80-të për një faull të qartë ndaj Robben. Rafa Guerrero: Braziliani është dashur të përjashtohej me kartonin e dytë të verdhë nga loja, sepse ndërhyri pa top në këmbën e holandezit. Meritonte kartonin e verdhë dhe ky ishte i dyti, pra i kuq.
5. E verdha e dytë e Vidal – gjyqtari Andujar:
Veprimi që bëri kileni në rastin e marrjes së kartonit të dytë të verdhë nuk është i dënueshëm, sepse largoi pastër topin në ndërhyrje. Arbitri hungarez kishte gabuar qartësisht më herët, para fillimit të pjesës së dytë, kur duhet ta jepte të dytën e verdhë për Vidal, jo në minutën e 84-t. Vidal përjashtohet pa të drejtë, sepse kileni nuk e heq këmbën e tij nga toka dhe e largon topin poshtë këmbës së Asensio. Kileni mund të ishte larguar me karton të kuq direkt në minutën e pestë, për ndërhyrjen e rrezikshme në kyçin e këmbës së Isco.
6. “Offside” e Ronaldos në 2-2 0 gjyqtari Andujar:
Cristiano Ronaldo është dukshëm “offside” kur merr pasimin nga Ramos. Portugezi është qartësisht përpara mbrojtjes së Bayernit kur niset topi në drejtim të tij. Rafa Guerrero: Cristiano Ronaldo, në barazimin 2-2, ishte “offside”. Ai u gjet në një pozicion të palejueshëm teksa e uli topin me gjoks dhe i lirë shënoi.
7. “Offside” e Ronaldos në 3-2 – gjyqtari Rafa Guerrero:
Cristiano është në pozicion jashtë loje, pas marrjes së topit nga Marcelo. Portuguezi është më i avancuar në kohën e nisjes së pasimit (topit). /sportali.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë”, FFK vjen me një deklaratë publike
Tifozët serb dogjën flamurin shqiptar në ndeshjen ndaj Zvicrës
“Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
“Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë
“Pritën nga minuta e parë deri në minutën e fundit për një këngë”, portieri i Rumanisë flet pas incidentit
Jake Paul mposht Mike Tyson në meçin e shumëpritur të boksit
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën
"Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri" - Amir Rrahmani në konferencë për media
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët