LAJMI I FUNDIT:

Boateng për dallim nga lojtarët tjerë të Bayernit ia uron Realit kualifikimin (Foto)

Boateng për dallim nga lojtarët tjerë të Bayernit ia uron Realit kualifikimin (Foto)
Getty Images

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka befasuar të gjithë teksa ka uruar Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nëpërmjet një postimi në Instagram.

Gjermani për dallim nga shumica e lojtarëve të klubit bavarez të cilët kritikuan gjyqtarët pas ndeshjes, ka vendosur të falënderon shokët e tij dhe të uron Los Blancos për fitoren.


Ribery qorton gjyqtarin Kassai nëpërmjet një postimi në Instagram (Foto)
Lexo po ashtu Ribery qorton gjyqtarin Kassai nëpërmjet një postimi në Instagram (Foto)

“Ndonjëherë futbolli është vetëm… Respekt për të gjithë bashkëlojtarët për këtë luftë të madhe. Urime Real Madridit! #krenar”, ka shkruar Boateng.

Jerome luajti nga minuta e parë së bashku me Mats Hummels. /Telegrafi/