LAJMI I FUNDIT:

Baneri “Wenger Out” shfaqet edhe në derbin Inter – Milan (Foto)

Baneri “Wenger Out” shfaqet edhe në derbin Inter – Milan (Foto)

Çmenduria ku tifozët jo vetëm të Arsenalit, por edhe të gjithë futbollit në përgjithësi po kërkojnë shkarkimin e Arsene Wenger – po vazhdon.

Para derbit të madh mes Interit dhe Milanit është shfaqur edhe baneri që është bërë trend në shumë stadiume dhe në shumë ndeshje në botë.

Tash, ky baner me titull “Wenger Out” është shfaqur edhe para ndeshjes mes Interit dhe Milanit i mbajtur nga tifozë të futbollit që duan shkarkimin e Wengerit.


Edhe pse s’ka lidhje fare Arsenali dhe Wengeri me këtë duel, çmenduria po vazhdon dhe tashmë kanë nisur edhe talljet e para në rrjetet sociale për këtë ndodhi, shkruan Telegrafi.

Pavarësisht këtyre kërkesave Wenger pritet të qëndrojë, teksa derbi i Milanos tashmë ka nisur. /Telegrafi/