Izet Haxhia, ish truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, mendon se është i pabazë pretendimi, sipas së cilit, shërbimet e huaja janë kujdesur për vrasjen e Lulzim Bashës, me qëllim destabilizimin e Shqipërisë .
Nga një prononcim për gazetën Shqiptarja.com, Haxhia mendon se nëse ka një njeri të interesuar për të eliminuar fizikisht kryetarin e opozitës, ai ështe vetë ish-kryeministri Sali Berisha.
Haxhia thotë se Sali Berisha ëndërron një skenar si ai i 14 Shtatorit 1998, por sipas tij ngjarje të tillë nuk mund të përsëriten më.
Për ndërtimin e këtij skenari, janë kujdesur disa institucione, referuar këtu Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Presidencës, konstaton Izet Haxhia. “Për sa i përket lajmit në lidhje me një atentat të mundshëm ndaj Bashës, unë mendoj se është kryekëput një skenar i ndërtuar keq nga brenda çadrës.
Nuk e di se kujt nga “fuqitë e huaja” i intereson një eliminim i Bashës, por mund të them me garanci se, njeriu më i interesuar për eliminimin e tij, është Berisha. Por, për fatin e keq të Berishës dhe fatin e mirë të Bashës, skenari i 12 e 14 shtatorit 1998 nuk mund të përsëritet më, sado që ëndërrohet nga Berisha. Shqiptarët nuk mund të përtypin më skenarë vrasjesh e pritash të skicuara e zbatuara nga e njëjta dorë kriminale, ajo e Berishës”, sqaron Haxhia.
“Sado që këto skenarë të për vrasje të na i servirin gazetarë mercenarë të tipit Fevziu apo institucione që janë pjesë e këtyre skenarëve, duke u bërë propaganduese të tyre, unë jam i bindur dhe besoj se asnjë shqiptar nuk do të ngrejë armën kundër një shqiptari tjetër për shkak të bindjeve politike apo për hir të interesave kriminale të asnjë politikani. Ato kohë sado që të mundohet t’i ringjallë Berisha me klanin e tij kriminal, kanë marrë fund”, pohon Haxhia.
Kavaja
Izet Haxhia ka komentuar edhe paralajmërimet e Partisë Demokratike për bllokimin e zgjedhjeve në Kavajë. Ish-truproja e Berishës thotë se nisur nga spiralja e dhunës që ka karakterizuar këtë tranzicion, në Kavajë mund të ketë përplasje.
“Duke pasur parasysh gjithë këtë kohë tranzicioni të pambarim që kemi kaluar që nga vitet ‘90 dhe spiralja e dhunës që ka karakterizuar këtë tranzicion, që kulmet i ka patur gjatë fushatave elektorale, edhe dhuna dhe përplasja e paralajmëruar në Kavajë nga PD është diçka e besueshme dhe mund të ndodhë. Është për të ardhur keq se, partia e parë opozitare në vendin tonë, që si moto në fillimet e saj kishte demokracinë dhe votën lirë, luftën me mjete demokratike për mbrojtjen e votës dhe përdorimin e votës së lirë si e vetmja armë në demokraci, sot është kthyer pas një përvoje të gjatë në dhunimin e votës së lirë dhe zgjedhjeve, në kërcënimin më të madh për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, e angazhuar totalisht në prishjen e tyre dhe marrjen e pushtetit me anë të dhunës e bllokimit të institucioneve demokratike”, tha Haxhia.
Për opozitën
Izet Haxhia tha dje se Partia Demokratike është kthyer në një bandë, ku qëllimi i vetëm i saj është mbrojtja nga ndëshkimi i kupolës së saj kriminale me në krye familjen Berisha. “PD sot duke tradhtuar aspiratat e mijëra demokratëve, është kthyer në një bandë ku qëllimi i vetëm i saj është mbrojtja nga ndëshkimi i kupolës së saj kriminale me në krye familjen Berisha. Unë do t’u thosha të gjithë demokratëve të ndershëm e idealistë që mos u bëni pre e një loje të pandershme e antishqiptare që ka për qëllim që krizën dhe frikën nga drejtësia të kupolës kriminale të PD ta kthejë në përplasje me vëllezërit e tyre shqiptarë, që nuk i përkasin bindjeve të tyre politike”, pohoi Haxhia.
Dëshmia e Haxhisë
Gjatë tre viteve të fundit, Izet Haxhia, ka rrëfyer detaje për disa ngjarje të rënda, në harkun kohor 1992-1998. Në shumicën “bëmave” si protagonist shfaqet Sali Berisha, por edhe aktorë të tjerë të politikës shqiptare. Izet Haxhia është dëshmitar kyç i grushtit të shtetit në 14 Shtator të 1998, por dëshmitë e tij janë vendimtare edhe për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Haxhia ka veshur Sali Berishën me përgjegjësi për hapjen e depove në ’97, ndërsa ka zbërthyer edhe planet e tij për shtypjen e Jugut, për futur në konflikt dy gjysmat e Shqipërisë. Haxhia ka folur për zhdukjen e Remzi Hoxhës, eliminimin e figurave të PD, planet për atentate, planet për vrasjen e personave publikë etj.
“Në radhë të parë unë kam folur pak me vonesë, por edhe kjo nuk ka qenë e varur prej meje, sepse kam qenë një person në kërkim, pastaj i burgosur për pesë vjet me radhë. Por këto të vërteta që kam rrëfyer, i kam rrëfyer sepse e kam ndjerë si borxh ndaj njerëzve të vendit tim dhe duke pasur edhe vetë fajet e mia në këtë katrahurë që ndërtuam me emrin demokraci. Nuk kam folur as duke u nisur nga inate personale apo me qëllim hakmarrje”, ka pohuar Haxhia.
“Një atentat të mundshëm ndaj Bashës, unë mendoj se është kryekëput një skenar i nderur keq nga brenda çadrës. Nuk e di se kujt nga “fuqitë e huaja” i intereson një eliminim i Bashës, por mund të them me garanci se njeriu më i interesuar për eliminimin e tij, është Berisha”.
“Duke pasur parasysh spiralen e dhunës që ka karakterizuar këtë tranzicion, që kulmet i ka patur gjatë fushatave elektorale, edhe dhuna dhe përplasja e paralajmëruar në Kavajë nga PD është diçka e besueshme dhe mund të ndodhë”, tha Haxhia.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit