LAJMI I FUNDIT:

Klubi i tij ka befasuar gjithë Gjermaninë, Abrashi: Duhet të vazhdojmë kështu

Klubi i tij ka befasuar gjithë Gjermaninë, Abrashi: Duhet të vazhdojmë kështu

Njëri nga kampionatet më të mira në botë, padyshim që është ai gjerman Bundesliga.

Këtë vit ka pasur befasi të mëdha në Bundesliga, ku kihet parasysh edhe renditja e skuadrave si RB Leipzig, Hoffenheim e Hertha Berlin.


Por padyshim befasia më e madhe ishte Freiburgu i Amir Abrashit, që aktualisht ndodhet në pozitën e gjashtë me 41 pikë të tubuara, pozitë që i dërgon në Ligën e Evropës dhe këtë sukses nuk e kishte paraparë askush në Gjermani.

Freiburg ka lënë mbrapa vetës skuadra të mëdha si Schalke 04, Leverkusen, Wolfsburg, Frankfurt e Gladbach.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi ka thënë për ‘Kicker’, se skuadra e tij dëshiron të vazhdoi me këto rezultate për të bërë befasi edhe më të mëdha.

Abrashi ka shënuar një gol në Bundesliga kvtë edicion me fanellën e Freiburgut

“Skuadra është duke funksionuar për mrekulli dhe jemi të lumtur të gjithë për këtë”.

“Ka edhe gjashtë ndeshje deri në fund dhe ne fokusohemi vetëm tek ndeshja e radhës për të bërë më të mirën në fushë. Të shohim në fund çfarë do të ndodh dhe a do të arrijmë të dalim në Evropë”, ka deklaruar Abrashi.

27-vjeçari është i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj RB Leipzig, dy skuadra të inkuadruara në elitë.

“Është e rëndësishme që sa më shumë ta mbajmë rezultatin 0-0 dhe do të kemi mundësi më të mëdha për të fituar. Të shohim çfarë do të ndodh”, deklaroi Abrashi.

Pas 28 ndeshjeve në Bundesliga, Freiburg ka arritur të grumbullojë 41 pikë dhe ndodhet në pozitën e gjashtë por me gjasa reale që të kapin edhe një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori