LAJMI I FUNDIT:

Suso: Nuk ka favoritë në Derby della Madonnina

Suso: Nuk ka favoritë në Derby della Madonnina

Mesfushori i Milanit, Suso beson se nuk janë favoritë në Derby della Madonnina kundër Interit, që zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 12:30.

Rossonerët mund t’i japin vetes një diferencë prej pesë pikëve për vendin që dërgon në Ligën e Evropës me një fitore mbi rivalët e tyre të qytetit të shtunën në mëngjes, por spanjolli nuk është shumë i bindur.

Sipas ish-lojtarit të Liverpoolit, në derbin e qytetit nuk do të ketë asnjë favoritë, pasi që të dy skuadrat janë të përgatitura për fitore.


“Unë nuk mendoj se ka ndonjë favoritë në një ndeshje si kjo”, ka deklaruar fillimisht Suso për Gazzetta dello Sport.

“Ata do të fillojnë me maksimumin e tyre për shkak se ata duan të fitojnë, por ata do të vijnë edhe në depresion nga humbja e tyre [në Crotone]”, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi fokusuar vetëm në punën tonë dhe duam që gabimi mos të përsëritet nga ndeshjen e parë”.

“Nuk duhet që të ndalemi në qoftë se ne duam ta gjejmë veten përsëri në vendet e para”, përfundoi anësori spanjoll.

Ndryshe, Suso në ndeshjen e parë në Derby della Madonnina ka shënuar të dy gola për Milanin në barazimin 2-2. /Telegrafi/