LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Shkup

Kurti takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Shkup

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetari Glauk Konjufca kanë takuar të mërkurën ndaras përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoni – Zeqirja Ibrahimin dhe Afrim Gashin e BESËS, Ziadin Selën e LR-PDSH-së, ndërsa pak më vonë pritet të realizohet takim edhe Talat Xhaferin e BDI-së, shkruan gazeta KOHA.

Takimi është realizuar në Shkup, në një restorant në pjesën shqiptare të kryeqytetit, ndërsa takimi është vlerësuar si joformal dhe i paparalajmëruar më parë. Në Lëvizjen BESA thonë për gazetën KOHA se takimi i sotëm me Kurtin dhe Konjufcën është pjesë e takimeve që ata kanë me miq edhe në Kosovë, ndërsa me Kurtin është biseduar për situatën paszgjedhore, me theks të veçantë krizën e Parlamentit që tashmë po zgjat me ditë të tëra.


Aktualisht, takimi po realizohet me kreun e LR-PDSH-së, Ziadin Sela.