LAJMI I FUNDIT:

“Kam qarë kur jam larguar nga Real Madridi”

“Kam qarë kur jam larguar nga Real Madridi”

Sulmuesi i Juventusit, ka folur për periudhën e tij si lojtar i Real Madridit, duke thënë se ka qarë kur është larguar nga kjo skuadër. 

Argjentinasi ka luajtur për Los Blancos nga vitit 2007 deri në vitin 2013, ku ka shënuar 121 gola në të gjitha garat.

Ai kaloi te Napoli në vitin 2013 ku pa tre sezoneve të mirë u bashkua me Juventusin këtë sezon.


“Futbolli më bën të qajë si me kënaqësi ashtu edhe hidhërim. Kur mu desh ta lija Santiago Bernabeun, natyrisht kam qarë”.

“Kam bërë të njëjtën edhe kur jam larguar nga Napoli. Kam gjithmonë afeksion për vendet ku luaj, dhe kur më duhet të largohet gjithmonë jam shumë i mërzitur”, ka thënë Higuain.

Gonzalo me Juventusin e tij do të takohet me Barcelonën nesër në mbrëmje. /Telegrafi/