LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hoxhaj dënon kërcënimin ndaj Arbana Xharrës

Ministri Hoxhaj dënon kërcënimin ndaj Arbana Xharrës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë gazetares Arbana Xharra, duke e quajtur si të papranueshëm dhe jashtë çdo norme njerëzore.

“Kërcënimet e publikuara sot ndaj gazetares Arbana Xharra janë absolutisht të papranueshme dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe demokratike. Personat përgjegjës duhet të vihen sa më shpejtë para drejtësisë”,shkruan Hoxhaj.


Sot jashtë mureve të banesës në të cilën jeton Arbana Xharra,janë vizatuar disa kryqe me ngjyre të kuqe.

Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht e lë veturën.