LAJMI I FUNDIT:

Drançolli: Shteti i Arbrit shtrihej deri te Labi – Llapi!

Drançolli: Shteti i Arbrit shtrihej deri te Labi – Llapi!
Karta e Dhimtrit nga viti 1210, e cila provon marrëveshjen e Arbërisë me Raguzën! Burimi: Arkivi Shtetëror i Raguzës!

Historiani Jahja Drançolli ka thënë se rrënjët e shtetit të Kosovës duhet kërkuar deri në Dardaninë antike dhe te shteti i Arbrit kufiri i të cilit shtrihej deri te Llapi i sotëm!

“9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës Kosovës, në mbështetje të historisë së shtetit, rrënjët e veta duhet kërkuar edhe në antikitet te Mbretëria e Dardanisë dhe gjatë mesjetës së hershme në Shtetin e Arbërit, kufiri i të cilit (nga kapërcyelli i shek. XII) është shtrirë deri te Labi në veri (Llapi i sotëm)!


Nga mesi i shek. XI, nisi procesi i krijimit të formacionit të parë shtetëror i Arbërisë mesjetare. Më vonë, burimet historike nga kapërcyelli i shek. XII, nxorën në dritë shtetin e Arbërit me seli në Krujë. Sundimtari i parë ishte Progoni (1190-1198), dhe më pas bijtë: Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Principata e Arbërit e arriti fuqizimin më të madh në kohën e sundimit të Dhimitër Progonit. Në një akt të marrëveshjes tregtare të Shtetit të Arbërit me Raguzën, të nënshkruar nga Dhimitri më 1210, konsiderohet si marrëveshje e parë ndërkombëtare e principatës së Arbërit, Dhimitri e quan veten “Panhipersebast” dhe “Arkont i Madh” (“Demetrius Die gratia panypersebastos et magnus archon”).

Akti i marrëveshjës është realizuar në kancelarinë shtetërore të Principatës së Arbërit (“de la chancellarie d’Arbanon”), dhe është nënshkruar nga Dhimitri e nga vasalet e tij: Jonema, Markeni, Serneli, Peltus, Len, e ndonjë tjetër. Titulli i parë ka në rrënjë fjalën sevast (σεβαστὁς), titull ky i përhapur nga Aleks Komneni I (1081-1118). Në Arbëri atë titull e zotëronte edhe sevasti i Skurjes, sevasti i Misjes, sevasti i Kurbinit, e ndonjë tjetër. Titullin në fjalë zakonisht e mbanin funksionarët që kishin lidhje farefisnie me familjen perandorake bizantine. Titulli dytë megas arhond (arkont i madh) ishte i afërt me titullin e ndonjë sunduesi fqinjë të kohës.

Të dy këta tituj (panhipersevast dhe arkont i madh), në diplomatiken lindore ishin ekuivalente me titullin princ sipas diplomatikës perëndimore. Dhimitri përmendet edhe me një titull të tretë – me titullin “princ” (princeps) dhe “gjykatës” (iudex), me të cilin titull, Dhimitrin e quante Papa Inoçenti III (1208). Titulli princ si sovran i Principatës së Arbërit, e kishte legjitimuar Dhimitrin edhe sipas terminologjisë zyrtare Perëndimore, por edhe të asaj Lindore”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Karta e Dhimtrit nga viti 1210, e cila provon marrëveshjen e Arbërisë me Raguzën! Burimi: Arkivi Shtetëror i Raguzës!

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori