LAJMI I FUNDIT:

Kombinojnë Dybala dhe Higuain, Juve në epërsi (Video)

Kombinojnë Dybala dhe Higuain, Juve në epërsi (Video)
Getty Images

Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Chievos në ndeshjen e javës së 31-të në Serie A.

Paulo Dybala sulmoi nga e djathta dhe dërgoi një pasim drejt Gonzalo Higuainit në zonë, i cli e dërgoi në rrjetë (23’).

Bianconerët janë favoritë për ta fituar këtë ndeshje pasi janë në kërkim të fitores para ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve.


Për më shumë, ata kanë vetëm gjashtë pikë më shumë se Roma dhe duan ta rrisin diferencën. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x5hmbtn_gonzalo-higuain-goal-hd-juventus-1-0-chievo-08-04-2017_sport