LAJMI I FUNDIT:

RDM: Qytetarët e Gjevgjelisë t’u thonë ”JO” xeheroreve të arit në Kozhuf

RDM: Qytetarët e Gjevgjelisë t’u thonë ”JO” xeheroreve të arit në Kozhuf

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë u bën thirrje qytetarëve të Gjevgjelisë që në referendumin e 23 prillit të votojnë kundër idesë për hapjen e dy xeheroreve për ar në Kozhuf, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes kumtesës së kësaj partie, qytetarëve u kërkohet që të mos lejojnë të mashtrohen nga siç thonë, ndriçimi i kërkimit të arit, që paralajmërohet në rajonin e Gjevgjelisë. RDM-ja konsideron se vetëm populli mund të pengojë shkatërrimin e mjedisit jetësor dhe shëndetin e banorëve të rajonit të Gjevgjelisë dhe më gjërë.


RDM-ja konsideron se nuk është korrekte që të shpallet referendum për një temë, siç thonë, kaq të rëndësishme para se në mënyrë të sinqertë dhe të plotë të informohen qyetarët për rëndësinë e punës së xeheroreve.

RDM-ja rikijton se në Evropë nuk hapen xeherore për ar për shkak të zgjidhjeve të cianidit për mbledhjen e xeheve që zbatohet në to./Telegrafi/