LAJMI I FUNDIT:

Komuna dhe NPB fillojnë me investime në ndërtesat kolektive

Komuna dhe NPB fillojnë me investime në ndërtesat kolektive

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Banesore kanë prezantuar modelin e ri të ofrimit të shërbimeve për ndërtesa në bashkëpronësi.

Po ashtu, ata prezantuan banesën e parë e cila është riparuar, duke filluar nga dera e hyrjes, ndriçimi, lyerja e mureve, vendosja e interfonëve, etj.


Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, bëri të ditur se Ndërmarrja Publike Banesore së bashku me komunën kanë përgatitur një plan me të cilin do të ofrojnë pako të ndryshme të shërbimeve.

“Me Ndërmarrjen Publike Banesor, ndërmarrje që është qindpërqind në pronësi të komunës së Prishtinës të prezantojmë modelin e ri të ofrimit të shërbimeve për ndërtesat me bashkëpronësi. Në vitin 2013 Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kaluar një ligj i cili është ligji për ndërtesat në bashkëpronësi me ç’rast pronarët e banesave i bënë pronar të pjesës së përbashkët, që e quajmë ne hapësira brenda gabaritit, shkallët, instalimet dhe prej atëherë Ndërmarrja Publike Banesore nuk ka pasur mundësinë që të reagojë dhe t’iu del në ndihmë qytetarëve siç ka qenë më përpara. Mirëpo, tashmë Ndërmarrja Publike Banesore është e licencuar që t’i ofrojë këto shërbime dhe bashkë me komunën kanë përgatitur një plan me të cilin do të ofrojnë pako të ndryshme të shërbimeve duke filluar nga pastrimi i objektit e deri të riparimi i ashensorëve apo ve ndosja e ashensorëve të ri”, tha ai.

Ai bëri të ditur se investimi fillesta merret nga ndërmarrja e më pastaj qytetarët bëjnë kontratat për shërbimin të cilin e marrin.

Ahmeti, beson që kjo do të kontribuojë edhe në sigurinë dhe në mirëmbajtjen e banesave.

Ndërsa, drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, tha se ky është investimi i parë i kësaj ndërmarrje.

“Është hera e parë që Ndërmarrja Publike Banesore bën një investim të tillë. Ndërmarrja Publike Banesore në vitin 2014 ka pasur rezultat financiar afër zeros, në vitin 2015 diku 300 mijë euro kemi pasur rezultat financiar pozitiv dhe nuk kemi nevojë për subvencionime nga komuna, por, edhe në vitin 2016. Kjo është hera e parë që Ndërmarrja Publike Banesore një pjesë të fitimit të vet e ndan për qytetarët e vet, për shërbime të cilat i përmendi kryetari. Është hyrja e parë model që e kemi bërë, ndërsa e kemi planin operativ që kryesisht në lagjen ku faktikisht nuk funksionon ashensorët, ku nuk funksionon mirëmbajtja e hyrjeve. Plani operativ është i përbashkët”, tha Kryeziu.

Ai bëri të ditur se është investimi i parë dhe se besojnë që deri në fund të vitit diku 50 hyrje të tilla të investohen.

Përfaqësuesi i banorëve të ndërtesës që ka filluar projekti, Sadedin Prekazi, tha se asnjëherë nuk ka pasur riparime kaq cilësore.
“Kjo punë e nisur që është e para në historikun e Prishtinës, se unë banoj shumë kohë nuk ka pasur kësi riparime cilësore dhe kaq thellësore”, tha Prekazi.

Investime të tilla, në banesat e Komunës së Prishtinës priten të bëhen gjatë gjithë vitit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori