LAJMI I FUNDIT:

Triumfojnë Golden State dhe Cleveland, Curry dhe LeBron fantastikë

Triumfojnë Golden State dhe Cleveland, Curry dhe LeBron fantastikë
Getty Images

Golden State dhe Cleveland nuk dinë të ndalen duke forcuar pozitat në krye të konferencave respektive. Warriors thyen Washingtonin me rezultat 139-115, për suksesin e 11 rresht falë 42 pikëve të Stephen Curry, i cili shënjestroi saktësisht koshin për tri pikë plot nëntë herë.

Gjithsesi, Golden State nuk e pati aspak të lehtë përballë kryeqytetasve që regjistrojnë humbjen e tretë rresht dhe komplikojnë pozitat për vendin e tretë të Lindjes, pasi Toronto i kërcënon seriozisht.


Klay Thompson shtoi 23 pikë të tjera, ndërsa Draymond Green “triple double” me 11 pikë, 12 ribaunde dhe 13 asistime. Gjithsesi, skuadra nga Oakland arriti të dilte fitimtare falë lojës së grupit, pasi në këtë përballje numri i asistimeve ishte 34, ndërsa 51 pikë erdhën nga banka, ku Shaun Livingston me 17 tregoi se është një lojtar që mund të luajë titullar në çdo skuadër të NBA, transmeton SuperSport.

Në krahun tjetër, Washington nuk arriti të rezistonte, sepse kur Curry vesh kostumin e “heroit” askush nuk mund ta ndalë, ndërsa John Wall nuk shkoi më shumë se 15 pikë në një mbrëmje për t’u harruar, edhe pse gjatë muajit të fundit ka tërhequr vëmendjen për shkak të rritjes së pabesueshme në lojën e tij.

Në Konferencën e Lindjes, Cavaliers kishin nevojë për “triple double” të LeBron James për të kaluar me rezultat 135-130 Indiana Pacers pas kohës shtesë. Një sukses që e ndihmon skuadrën kampione të harrojë përkohësisht problemet e javëve të fundit që rrezikuan ta zbrisnin skuadrën nga Ohio në vendin e dytë. 41 pikë, 16 kërcime dhe 10 asistime nga “mbreti” James e ndihmuan Cavaliers të evitonte një tjetër mbrëmje të errët ku shkëlqyen gjithashtu edhe Kyrie Irving e Kevin Love me 43 pikë në total.

Për Indiana Pacers, i përhershmi Paul George me 43 pikë nuk arriti të mbante në lojë skuadrën e tij pasi miqtë treguan limitet për shkak të bankës së varfër në emra. Kjo është humbja e pestë e skuadrës nga Indianapolis që komplikon rrugëtimin për në ‘play off’.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori