LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Pique? Reali është klub i madh dhe serioz

Zidane: Pique? Reali është klub i madh dhe serioz
Getty Images

Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes për Alaves për vazhdimin e kampionatit.

Tekniku francez është pyetur edhe për fjalët e Gerard Pique, por ka refuzuar të jep koment konkret.

“Kundërshtaret tonë janë një skuadër e vështirë për t’u përballur. Kemi nëntë ndeshje për t’i zhvilluar në 28 ditë dhe kam nevojë për të gjithë, titullarë dhe rezervistë”.


“Do e drejtonit Barcelonën një ditë? Jo. ‘Polemikat me Piquen?’ Unë e kuptoj shqetësimin tuaj, por Real Madrdi është një klub i madh dhe serioz”.

“Mendoj vetëm për ndeshjen, skuadrën dhe tifozët e mi”.

“Rikthimi i Raulit? Jam i lumtur, pasi ai është lojtar emblematik për këtë klub”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/