Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u nderua sot nga Presidenti francez Francois Hollande me dekoratën e lartë të Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit.
Ky dekorim surprizë u krye jashtë kushteve normale të reciprocitetit, gjë shumë e rrallë në protokollin e Presidencës franceze që në rastin e figurave shtetërore akordohet vetëm si njohje meritash të veçanta.
Dekorata e lartë iu dorëzuar Kryeministrit Rama gjatë një ceremonie nga Homologu i tij francez, Bernard Cazeneuve
Kryeministri francez Bernard Cazeneuve në fjalën e tij me rastin e ceremonisë së dhënies së medaljes së Komandantit të Legjionit të Nderit kryeministrit Edi Rama, theksoi rolin që Rama ka luajtur në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis Francës dhe Shqipërisë.
“Çdokujt këtu i kujtohet prania juaj, gjatë manifestimit të 11 janarit 2015, në krah të popullit francez, duke valëvitur, në homazh të karikaturistëve të vrarë disa ditë më parë të ‘Charlie Hebdo’, lapsat tuaj me ngjyrën blu, të bardhë e të kuqe. Përmes këtij simboli, ju shprehnit, si prirjen tuaj të dyfishtë prej artisti dhe politikani të angazhuar, ashtu edhe marrëdhënien vetjake që ju lidh me vendin, me gjuhën dhe me kulturën tone”, tha ai.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama u shfaq i emocionuar dhe surprizuar nga ky vlerësim.
“Po e marr veten me vështirësi, pasi nuk e prisja një gjë të tillë. Sigurisht është më se e mirëpritur. Ju falënderoj me gjithë zemër juve, dhe gjithashtu edhe zotin President. Nuk e di nëse e meritoj, por është pa dyshim një nder i jashtëzakonshëm për dikë që mbërriti në Francë si një artist i cili nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të mbërrinte në sallonet e Francës së politikanëve dhe njerëzve të shquar. Dhe marrja e kësaj medaljeje është vërtet një ëndërr. Një ëndërr, në fakt, që ende nuk e kisha pare”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama mban tashmë të njëjtën gradë sipërore në Legjionin e Nderit si shkrimtari Ismail Kadare. Edi Rama është i pari Kryeministër shqiptar që nderohet me këtë dekoratë që nga vitet ’30 dhe i vetmi që dekorohet jashtë kushteve të reciprocitetit, me iniciativë të vetë Presidentit francez. E njëjta praktikë jo reciprociteti u ndoq para pak muajsh edhe për Sekretarin e Shtetit John Kerry, të cilit iu akordua i njëjti titull i lartë nga Presidenti i Francës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit