LAJMI I FUNDIT:

Federer e Nadal në çerekfinale në Miami Open

Federer e Nadal në çerekfinale në Miami Open
KEY BISCAYNE, FL - MARCH 28: Roger Federer of Switzerland returns a shot to Roberto Bautista Agut of Spain during Day 9 of the Miami Open at Crandon Park Tennis Center on March 28, 2017 in Key Biscayne, Florida. (Photo by Cliff Hawkins/Getty Images)

Roger Federer, Rafael Nadal e Kei Nishikori, janë kualifikuar në çerekfinale të Turneut Masters të Miamit.

Tenisti zviceran eliminoi jo pa vështirësi në raundin e katërt spanjollin Roberto Bautista Agut, duke e mundur me rezultatin 2-0. Në të dy setet ishte ‘tie break që përcaktoi fituesin dhe ai ishte 35-vjeçari nga Bazeli, që i fitoi ata 7-6 dhe 7-6, transmeton TCH.


Rafael Nadal mundi në 1/8 e finaleve francezin Nicolas Mahut me rezultatin 2-0. Edhe spanjollit iu desh të shfaqë më të mirën e tij në momentet më vendimtare të takimit për të fituar këtë përballje me rezultatin 6-4 dhe 7-6.

Kei Nishikori ishte ai që vuajti më shumë nga të tjerët në raundin e katërt të Turneut Masters të Majemit. Tenisti japonez u përball me argjentinasin Delbonis, të cilin e mposhti 2-1. Nishikori fitoi setin e parë 6-3, por humbi të dytin 4-6. Në setin final, japonezi u shfaq sërish më mirë se kundërshtari dhe e fitoi atë 6-3.

Surprizën në këtë turne e bëri Stanislas Wawrinka, i cili u eliminua nga Alexander Zverev, me gjermanin që fitoi me rezultatin 2-1.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori